Vllaznia ne volejboll per meshkuj ka pesuar nje tjeter humbje ne kampionat. Mbremjen e sotme ajo eshte ndeshur me ekipin e Tiranes dhe ka humbur me rezultatin 1-3 ndaj tij. Ne kete menyre, kuqeblute kane pesuar humbjen e trete ne kater ndeshjet e luajtura ne kete fillim- kampionati duke treguar se i ka bere nje nisje jo ashtu si duhet atij.

Ne ndeshjen e luajtur ne “Fahrije Hoti”, volejbollistet shkodrane nuk kane bere paraqitjen e duhur. Ato nuk e kane nisur mire ndeshjen dhe si rrjedhoje e kane humbur setin e pare ne shifrat 25-22.

Vllaznia reagon ne te dytin te cilin e fiton 25-20 duke e barazuar numrin e seteve ne 1-1 dhe duke rihapur ndeshjen. Megjithate, kjo gje nuk do te ndryshonte asgje sepse Tirana luajti me mire ne setin e trete dhe e fitoi ate 25-19 dhe me pas edhe te katertin 25-21.

Ne kete menyre volejbollistet bardheblu e kane fituar kete ndeshje me rezultatin 3-1 duke siguruar fitoren e dyte. Vllaznia nderkohe mbetet ne kuoten e 3 pikeve pas kater javesh kampionat dhe eshte e pozicionuar ne vendin e peste te renditjes./www.shkodrasport.com/