Vllaznia e volejbollit te meshkujve rikthehet tek fitorja pas plot 5 javesh dhe mbremjen e djeshme ka siguruar te dyten ne kete kampionat duke mundur 3-2 ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit ndaj Studentit.
Ka qene nje ndeshje e cila eshte shoqeruar me rivalitet te madhe dhe e rendesishme mbi te gjitha ishte fitorja ne fund e kuqebluve te drejtuar nga trajneri Artan Kalaja. Ata nuk e nisen mire ndeshjen sepse seti i pare eshte fituar nga Studenti me rezultatn 25-19.
Por shkodranet reaguan duke fituar te dytin 25-21 duke barazuar gjithçka megjithate vendasit nuk hoqen dore nga perpjekjet e tyre per ta fituar ndeshjen dhe e moren setin e trete me shifrat 25-23. Gjithsesi Vllaznia u kunderpergjigj duke fituar te katertin ne te njejtat shifra dhe si rrjedhoje takimi shkoi ne set final.
Ky i fundit ka sjell shume emocione sepse jane dashur te shenohen plot 22 pike per ta fituar ate dhe ka qene ekipi kuqeblu qe eshte treguar me i sakte duke triumfuar ne fund perballe 20 pikeve te kundershtarit dhe ne kete menyre e ka fituar ndeshjen me shifrat 3-2.
Pas javes se shtate te kampionatit, Vllaznia ka arritur te grumbulloje vetem 5 pike deri tani dhe ndodhet ne vendin e parafundit te renditjes, por kjo fitore ndaj Studentit pritet t’i jape moral per ndeshjet e ardhshme sepse skuadra i ka mundesite per te bere me mire./www.shkodrasport.com/