Ka arritur të fitojë setin e parë ndaj Partizanit por jo më shumë se kaq. Vllaznia në volejboll për meshkuj është mundur me rezultatin 1-3 nga të kuqtë. Shkodranët fituan setin e parë me rezultatin 25-14 por vetëm kaq.
Ata tentuan të bëjnë një surprizë të bukur sonte ndonëse tashmë edhe pa Qafarenën e larguar drejt Kosovës. Megjithatë kjo nuk ka zgjatur shumë.
Trajneri i Partizanit Ylli Tomorri aktivizoi në këtë ndeshje edhe lojtarët e huaj të marrë gjatë merkatos së janarit dhe ata sollën ndryshimin. Fituan tre sete njëri pas tjetrit me shifrat 25-18, 26-24 dhe 25-21.
Vllaznia kësisoj del e mundur edhe nga kjo ndeshje dhe e renditur në vendin e pestë, vë në rrezik renditjen në mes katër ekipeve më të mira që do të vazhdojnë rrugën në play-off.
Partizani – Vllaznia, 3-1 (14-25, 25-18, 26-24, 25-21)
© shkodrasport.com