Mesditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres eshte zhvilluar finalja e dyte e kampionatit te 21 vjeçareve per djem ne mes Vllaznise dhe Partizanit. Sfida e pare ne Tirane ishte fituar nga te kuqte 3-0, ndersa sot ishte rradha e shkodraneve per te fituar 3-2 dhe duke e çuar fatin e titullit ne nje ndeshje te trete.

Takimi i sotem ka dhuruar jo pak emocione dhe po ashtu edhe rivalitet, çka ka bere qe ai te shkonte ne set te peste, ne te cilin ka qene ekipi i drejtuar nga trajneret Jukni e Çekini qe ka luajtur me mire dhe e ka fituar ate, por edhe krejt ndeshjen.

Ne fakt ka qene Partizani qe e ka nisur me mire ndeshjen duke i fituar dy setet e para, 25-18 dhe 25-23, por me pas jane shkodranet qe reagojne duke i fituar dy setet e tjera 25-22 dhe 25-23 dhe nderkohe ne setin final kane triumfuar serish 15-10 dhe duke fituar krejt ndeshjen.

Me fitoren e sotme te Vllaznia U21 eshtee barazuar ne 1-1 rezultati i ndeshjeve finale dhe per kete arsye, per te shpallur ekipin kampion te sezonit 2024-2025 do te luhet edhe nje finale e trete dhe e fundit javen e ardhshme ne Tirane. Volejbollistet shkodrane mund te mos konsiderohen favorite, por sigurisht qe ato do te tentojne fitoren.

Te mos harrojme se ekipi kuqeblu eshte kampion ne fuqi i vendit dhe si rrjedhoje do te synoje te mbroje titullin kampion edhe kete sezon. Dhe mund t’ia dale. Eshte vetem nje ndeshje larg…