Vllaznia U21 ne volejboll per meshkuj ka arritur ta fitoje finalen e dyte ndaj Partizanit dhe si rrjedhoje e kane barazuar ne 1-1 numrin e ndeshjeve. Kjo ka bere qe te jete e detyrueshme luajtja e nje finaleje te trete dhe te fundit, e cila do te jete diten e enjte.

Ndeshja e djeshme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres ka dhuruar shume emocione. Djemte kuqeblu e kane nisur mire duke e fituar setin e pare ne shifrat 25-20. Nderkohe Partizani reagoi menjehere dhe fitoi te dytin 25-19 duke barazuar setet.

Vllaznia nuk heq dore nga pretendimet e saj dhe per kete arsye e shton ritmin duke fituar setin e trete 25-23, por ne te katertin nuk ben mire dhe per kete arsye do ta humbte ate 16-25 dhe ne kete menyre i gjithe takimi ka shkuar ne setin final.

Gjate tij, shkodranet jane me te kujdesshem dhe ne fund arrijne te fitojne 15-12 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-2. Nje fitore qe ka sjelle entuziasem tek djemte, por edhe tek trajneret Endri Jukni dhe Fatjon Çekini.

Kujtojme qe finalja e pare e luajtur ne Tirane u pat fituar nga Partizani me rezultatin 3-1. Ne kete menyre per te percaktuar ekipin kampion te sezonit 2023-2024 per grupmoshen U21 do te luhet diten e enjte ne ora 15:00 ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit./www.shkodrasport.com/