Vllaznia U21 ne volejboll per meshkuj ia ka dale ta fitoje ndeshjen e trete gjysmefinale ndaj Partizanit dhe si rrjedhoje eshte kualifikuar per ne finalen e kampionatit ku do te ndeshet me ekipin e Tiranes.

Takimi i trete gjysmefinal ndaj te kuqve eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte fituar me rezultatin 3-1 nga Vllaznia e Endri Juknit, çka ka sjelle edhe nje feste te madhe ne perfundim te ndeshjes.

Ne fakt ajo ka nisur me mire per ekipin mik i cili e ka fituar setin e pare me rezultatin 25-17 ndaj nje Vllaznie qe nuk u shfaq ashtu si duhet ne fushen e lojes. Megjithate ajo reagoi ne setin e dyte te cilin e fitoi 25-23 duke barazuar numrin e seteve ne 1-1.

Ne te tretin eshte Vllaznia qe luan me mire ne gjysmen e dyte te tij dhe si rrjedhoje arrin ta fitoje 25-21 duke kaluar kesisoj ne avantazh. Ne te katertin sakaq, jane serish kuqeblute qe luajne me mire dhe arrijne te fitojne 25-22 duke e mbyllur kesisoj krejt takimin ne shifrat 3-1.

Ne kete menyre, ekipi shkodran me rezultatin 2-1 te gjysmefinale, arrin te kaloje Partizanin dhe te shkoje ne turin final te kampionat ku do te kete kundershtar ekipin e Tiranes dhe ndeshja e pare do te zhvillohet diten e diele ne kryeqytet./SHKODRA-SPORT.COM/