Vllaznia e volejbollit te meshkujve e mbylli dje rrugetimin e saj edhe per kete sezon teksa u rendit ne mes kater me te mirave te vendit, por pa arritur te shkoje dot me tej. Pse ndodhi keshtu? Njefare analize ne fakt per ecurine dhe situaten e saj e ka bere trajneri i Partizanit Ylli Tomori.

Ai eshte nje nga specialistet me te mire te ketij sporti ne vend dhe di te analizoje ate se çfare duhet bere per te rritur cilesine dhe rezultatet dhe ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” eshte ndalur edhe tek rasti i Vllaznise.

“Menaxhimi i sportit ne teresi ne Shkoder, por ne veçanti i volejbollit, duhet te jete me i madh sepse ka elemente shume te mire. E them kete sepse te gjitha skuadrat levizen, u perpoqen, ashtu me ato pak therrime lekesh qe kane dhe moren lojtare te huaj. Per mendimin time, nje lojtar i huaj eshte pak per Vllaznine.

E them kete sepse lojtaret e huaj jo vetem sjellin rivalitet, cilesi e siguri, por jane edhe nje Akademi mjaft e mire per brezat e rinj. Per kete po ju jap nje shembull shume te thjeshte. Te rinjte e Vllaznise nuk jane me lart sesa te rinjte e Partizanit, ama Partizani vjen dhe fiton 3-0 ne Shkoder.

Pse fitoi ai? Sepse ben nje interviste intensive me lojtaret e huaj, me pritjet e forta, me kurajo e guxim dhe keto rrisin besueshmerine dhe nivelin e tyre, por kjo nuk ndodh ashtu si duhet te Vllaznia. Per kete e kisha fjalen”- eshte shprehur trajneri Ylli Tomori./www.shkodrasport.com/