Federata Shqiptare e Volejbollit kërkon bashkëpunimin e klubeve dhe grupeve të ndryshme interesit për të zhvilluar më tej ëktë sport në vendin tonë.Komiteti ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Volejbollit, në mbledhjen e tij të fundit, ka vendosur që të zhvillojë Asamblenë e përgjithshme (të zakonshme).
Sipas presidentit të FSHV-së, Erlind Pëllumbi, në këtë asamble nuk do të bëhet thjesht një analizë e aktiviteteve që janë kryer gjatë vitit të fundit, por do të diskutohen edhe shumë tema e çështje të ndryshme, në lidhje me zhvillimin e mbarëvajtjen e aktiviteteve në Shqipëri.
“Ne duam që të gjithë të jenë përfshirë në këtë asamble, jo vetëm duke marrë pjesë por edhe duke diskutar. Ndërkohë, si KE do ndërrmarim edhe disa takime me grupe të ndryshme interesi, si trajnerë moshash, drejtues klubesh, gjyqtarë.
Gjithçka bëhet për të bërë të mundur zhvillimin e një asambleje sa më efikase, në shërbim të komunitetit. Fokusi kryesor në vitet në vazhdim do të jenë ekipet e moshave pa neglizhuar ekipet kombetare dhe aktivitetet e tyre”, u shpreh Erlind Pëllumbi.
Gjatë ditëve në vijim, FSHV do të japë të tjera informacione në lidhje me asamblenë, ndërkohë që mbetemi të hapur për të gjitha sugjerimet apo shqetësimet tuaja, për t’i diskutuar në asamble.