Pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është zhvilluar finalja e parë e kampionatit kombëtar të volejbollit për të reja.

Përballë njëra- tjetrës kanë qenë Vllaznia dhe Tirana. Vajzat kuqeblu kanë fituar me rezultatin 3-1 duke hedhur kështu hapin e parë drejt shpalljes kampion edhe këtë sezon.

Ky takim është ndjekur nga një numër i madh sportdashësish që kanë mbështetur fuqimisht ekipin e Vllaznisë.

Në fakt, ndeshja nuk ka nisur mirë dhe emocionet e finales kanë pushtuar volejbollistet shkodrane duke mos i lënë të bëjnë lojën e tyre.

Për rrjedhojë ka përfituar Tirana që ka fituar 25-18. Vendaset reaguan në të dytin duke fituar 25-21 dhe po ashtu edhe të tretin, madje me rezultatin e thellë 25-14.

I katërti dhe i fundit i ndeshjes u mbylle me shifrat 25-22 dhe në këtë mënyrë me shifrat 3-1 kjo finale e parë u fitua nga Vllaznia.

Ndeshja e dytë dhe e fundit zhvillohet të dielën në kryeqytet. Ekipit shkodran i duhet të fitojë të paktën një set dhe pastaj të grumbullojë të paktën 83 pikë që të shpallet kampion.

Megjithatë objektivi padyshim që do të jetë fitorja edhe në Tiranë dhe me shumë mundësi kështu do të ndodhë sepse ky ekip i ka vlerat për të fituar dhe për t’u shpallur kampion.
© shkodrasport.com