Katër javë kampionat, katër fitore për ekipin e volejbollit të të rejave të Vllaznisë. Sot ka qenë rradha e Mirditës për të humbur ndaj tij. Në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” vajzat shkodrane të drejtuara nga trajnerët Ana Gjelaj dhe Ferdinand Bardeli kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj kundërshtareve të tyre mirëditore.

Duhet thën se vajzat kuqeblu nuk e kanë vënë asnjëherë në dyshim fitoren duke dominuar në të gjitha aspektet ndaj kundërshtarit. Në këtë mënyrë, Vllaznia me pikë të plota-12, pas javës së katërt të kampionatit udhëheq e vetme renditjen. Kjo ecuri e shkëlqyer e këtij ekipi ka bërë që edhe sponsorë të ndryshëm të shprehin interesin për ta ndihmuar atë dhe për këtë arsye, sot skuadra shkodrane ka luajtur ndaj Minatorit ka luajtur me uniforma të reja sportive.
© shkodrasport.com