Faza e dytë e kampionatit kombëtar të volejbollit për të reja, ka nisur sërish me fitore për ekipin e Vllaznisë.
Të drejtuara me profesionalizëm nga trajnerja Ana Gjelaj dhe ndihmësi i saj Ferdinand Bardeli, pjestaret e këtij ekipi kanë fituar në transfertë ndaj ekipit kryeqyetas MDS.
Vajzat e reja shkodrane kanë mbyllur gjithçka shumë shpejt duke e fituar ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0.
Seti i parë ka shënuar edhe diferencën më të thellë të pikëve, 25-8 ndërkohë që dy të tjerët kanë rregjistruar të njëjtin rezultat, 25-13.
Vllaznia kësisoj ka marrë fitoren e gjashtë në kampionat në po kaq ndeshje të luajtura duke treguae se është pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion edhe këtë sezon.
© shkodrasport.com