Pas përfundimit të dy fazëve të kampionatit në volejboll për të reja, sot ka nisur faza çerekfinale e kampionatit. Tetë skuadrat e kualifikuara janë ndarë në dy grupe me nga 4 skuadra secila.
Vllaznia është në grupin A sëbashku me ekipet Duka Volley, Partizani dhe Skënderbeu.
Ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Tiranë sot dhe nesër. Ndeshja e parë ëshhtë luajtur pasditen e sotme.
Përballë ekipit shkodran ka qenë Duka Volley. Vajzat shkodrane kanë vijuar me serinë e tyre të fitoreve duke triumfuar edhe në këtë takim me rezultatin e pastër 3-0.
Nesër ato do të luajnë edhe dy takimet e tjera çerekfinale, fillimisht me Partizanin dhe më pas Skënderbeun.
Padyshim që objektivi i këtij ekipi të drejtuar nga trajnerët Ana Gjelaj e Ferdinand Bardeli është jo vetëm fitimi i këtyre dy ndeshjeve por ta vazhdojë serinë e tyre deri në fund.
Objektivi është i qartë: Mbrojtja e titullit kampion edhe këtë sezon.
© shkodrasport.com