Pesë javë kampionat, pesë fitore për ekipin e volejbollit të të rejave të Vllaznisë. Ajo e sotmja ka qenë edhe më e rëndësishmja sepse është arritur përballë rivales së saj kryesore, Tiranës. Për më tepër që takimi është luajtur në sallën sportive “Fahrije Hoti” të kryeqytetit.
Megjithatë për vajzat e reja shkodrane nuk do kishte pengesë as këtë herë. Ato kanë arritur të fitojnë me rezultatin e pastër 3-0 dhe në këtë mënyrë kanë siguruar fitoren e rradhës duke mbyllur fazën e parë të kampionatit me pikë të plota- 15. Faza e dytë e kampionatit pritet të vazhdojë me këtë ecuri dhe ky ekip që është edhe kampion në fuqi i vendit, është pretendenti kryesor për fitimin e titullit edhe sivjet. Vajzat e drejtuar nga trajnerët Ana Gjelaj e Ferdinand Bardeli janë të përgatitura për këtë gjë.
© shkodrasport.com