Ka nisur sot në Durrës kupa “Rinia” në volejboll për të rinj dhe të reja.

Në këtë aktivitet të organizuar nga Federata përkatëse, marrin pjesë katër ekipet më të mira të kampionatit të fundit.

Sipas shortit të hedhur, ditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale për të reja.

Vllaznia kampione e saposhpallur, është ndeshur me Skënderbeun. Vajzat shkodrane kanë arritur të fitojnë me rezultatin e pastër 3-0 duke siguruar kështu daljen në finale.

Aty do të ndeshen nesër me ekipin e Teutës së Durrësit. Fakti që takimi do të luhet në pallatin e sportit “Ramazan Njala” është një favor për vendaset, por volejbollistet e Vllaznisë nuk duan t’ia dinë.

Madje ata kanë arsye për të tentuar me çdo kusht fitoren. Dhe këtë jo vetëm për të marrë kupën por edhe për të mundur Teutën, skuadrën e cila i ka shkaktuar të vetmen humbje në këtë sezon.

Në ndeshjen gjysmëfinale të kampionatit, durrsaket fituan 3-1 por ajo nuk u mjaftoi për të vazhduar më tej.

Sakaq Vllaznia ka arritur deri më tani 16 fitore dhe vetëm këtë humbje dhe padyshim që do të tentojë ta mbyllë sezonin me një tjetër fitore dhe një tjetër trofe.
© shkodrasport.com