FSHV ka organizuar ditën e djeshme një festival për fëmijët e moshave U-8, U-10, U-12 dhe U-14, ku të pranishëm ishin edhe mbi 250-vajza dhe djem që mbushëm sallën e palestrës së Farkës.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe ekipet e moshave të Vllaznisë në volejboll për femra, përkatësisht me moshat U-12 dhe U-14, të cilët të drejtuar nga trajneri Dorjan Tafa bënë një figurë shumë të mirë sportive, duke spikatur në Festivalin e Volejbollit të moshave.

Realisht, presidenti i Shoqatës së Volejbollit Vllaznia për femra, Florian Zekja, duket se e ka marrë shumë seriozisht punën me të rejat dhe ai personalisht, por edhe stafi i tij, synojnë që në një të ardhme të afërt, të përfaqësohen vetëm me elementë vendas nga Shkodra, ç’ka do të përbënte një sukses më vete, por edhe një mesazh përvoje edhe për klubet e tjera për t’i kushtuar rëndësinë e duhur elementit vendas.

Një rëndësi e tillë kaq e madhe duket se po jepet edhe rezultatet e duhura në përgatitjen e elementit cilësor, me qëllim furnizimin e ekipit të të rejave dhe të ekipit të parë të të rriturave.

Prandaj, edhe Vllaznia me moshat U-12 dhe U-14 ka marrë pjesë në këtë aktivitet, duke spikatur dhe duke bërë një figurë të mirë sportive. Ky aktiviteti i organizuar nga FSHF, që përfshiu të gjitha grupmoshat, kishte për qëllim kryesor masivizimin e sportit, edukimin përmes tij dhe rritjen e fëmijëve sa më të shëndetshëm.
Maringlen ZHIVANI