Humbja në Durrës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Teutës ka qenë aksidentale.

E vetmja për Vllazninë në këtë sezon dhe e tillë do të mbesë. Mbase vajzat e Teutës duhet të krenohen me këtë gjë sepse i kanë shkaktuar të parën dhe të vetmen humbje ekipit shkodran.

Provuan edhe sot në finalen e kupës “Rinia” ta mundin atë, madje duke luajtur edhe në “Ramazan Njala” por përfundimi ishte tjetër gjë.

Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajnerët Ana Gjelaj e Ferdinand Bardeli ka triumfuar me rezultatin 3-0 dhe ka merituar edhe këtë trofe.

Epërsia e saj ka qenë e dukshme që në setin e parë, të fituar nga Vllaznia 25-14.

Vetëm në setin e dytë Teuta u mundua të rivalizonte dhe shifrat ishin 25-23 por vetëm kaq sepse në të tretin asnjë konkurrencë, shkodranet fituan 25-12 dhe krejt ndeshjen 3-0.

Në këtë mënyrë, ata meritojnë edhe trofeun e dytë të këtij sezoni pasi janë shpallur pak ditë më parë edhe kampione të Shqipërisë.

Tashmë, ato pritet të marrin trofeun e tretë, titullin kampion për 16 vjeçaret.
© shkodrasport.com