Ecuria shumë e mirë e ekipit të volejbollit të të rejave të Vllaznisë vazhdon.

Ditën e sotme ai ka arritur fitoren e shtatë në po kaq ndeshje të luajura. Fitorja e sotme për këtë ekip ka ardhur në transfertë me ekipin e Korabit të Peshkopisë.

Vajzat shkodrane kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0 duke mos e vënë në dyshim asnjëherë suksesin në këtë takim.

Në këtë mënyrë ekipi i drejtuar nga trajnerët Ana Gjelaj e Ferdinand Bardeli vijon serinë e sukseseve dhe po shkon kësisoj drejt arritjes së objektivit që është mbrojtja e titullit kampion të sezonit të kaluar.

Por gjithsesi ka ende edhe shumë javë deri në fund. E rëndësishme është për momentin zënia e vendit të parë në grup dhe pastaj të mendojë për plej-ofin ku do të ketë edhe më shumë rivalitet në garën për titullin kampion.

Megjithatë volejbollistet e reja të Vllaznisë janë përgatitur për këtë gjë.
© shkodrasport.com