Fundjavën që lamë pas ka nisur edhe kampionati kombëtar i volejbollit për të rinj. Vllaznia e ka nisur me fitore kampionatin teksa ka mundur në Shkodër ekipin e Shkumbinit me rezultatin 3-1. Shkodranët kanë fituar setin e parë 25-19 ndërsa kanë qenë miqtë ata që kanë fituar të dytin në shiffrat 25-16 duke barazuar gjithçka sa i takon seteve.

Edhe në të tretin ato mundohen të rivalizojnë madje ai shkon në shtesë dhe në fund do ishin shkodranët që do fitonin 30-28 ndërsa në setin e katërt Vllaznia dominon sërish duke fituar 25-17 dhe krejt ndeshjen me shifrat 3-1. Kuqeblutë do kërkojnë të jenë një ekip pretendent në sezonin e ri megjithatë është luajtur vetëm ndeshja e parë dhe do të jetë herët për të folur për këtë gjë që tani.

© shkodrasport.com