Vllaznia në volejboll për meshkuj ka gjetur fitoren e parë në kampionat. Ajo ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 Skënderbeun e Korçës, në një ndeshje që nuk ka patur shumë rivalitet. Shkodranët vetëm në setin e parë kanë hasur pak vështirësi nga kundërshtari dhe e kanë fituar atë me shifrat 25-23 ndërsa në dy të tjerët ka qenë më ndryshe dhe për rrjedhojë ato janë fituar me rezultatet 25-15 dhe 25-29.
Përfundimisht, për kuqeblutë vjen fitorja e parë në kampionat por gjithsesi trajneri Adrian Mikopli në prononcimin e tij për mediat pas ndeshjes nuk i është gëzuar shumë kësaj fitoreje sepse sipas tij, e rëndësishme është të korigjohen gabimet për ndeshjet e ardhshme.Në kuadrin e javës së katërt të kampionatit, Vllaznia do të luajë sërish në Shkodër, këtë herë kundër Erzenit të Shijakut, një skuadër që është forcuar shumë këtë sezon dhe konsiderohet një nga pretendentet për titullin kampion.
© shkodrasport.com