Volejbollistet e Vllaznisë më në fund arrijnë fitoren e parë në kampionat. Ato kanë arritur sot të fitojnë ndaj Lushnjës me rezultatin 3-2 në një ndeshje me shumë rivalitet.

Vllaznia ka fituar setin e parë me shifrat 25-20 por lushnjaret kanë reaguar në të dytin duke fituar 25-22 dhe duke barazuar setet.

Gjithsesi vajzat e drejtuara nga trajneri Kroqi nuk kanë hequr dorë nga fitorja dhe kanë fituar setin e tretë 25-15 megjithatë sërish në të katërtin barazim sepse Lushnja e fiton atë 25-19.

Në këtë mënyrë ndeshja ka shkuar me set final në të cilin Vllaznia ka qenë më e saktë duke fituar 15-7. Në këtë mënyrë, ekipi kuqeblu ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 duke fituar kësisoj ndeshjen e parë në kampionat.
© shkodrasport.com