
Ceremonia. Në këtë festë të madhe, sigurisht që një vend të rëndësishëm ka zënë edhe momenti I dhënies së titullit “Mjeshtër I Madh” për Ali Bushatin. Kjo I është lënë në dorë ta bëjë sekretarit të FSHV-së Leonard Tase, që I emocionuar në ato momente është shprehur: “Këtë titull të lartë e ka dhënë Presidenti I Republikës por meqë mu dha rasti ta dorëzoj unë, sigurisht që ndjej emocione duke e dorëzuar atë në duart e një mjeshtri të madh të volejbollit shqiptar si Ali Bushati. Jam shumë I lumtur që e bëj këtë gjë dhe ajo që dua unë të uroj në këto momente është jetëgjatësia sa më e madhe e këtij kollosi të sportit”. Pasi ka kaluar në duart e tij titulli, vetë Mjeshtri I Madh, ndonëse me shumë vështirësi në të shprehur, përmes djalit të tij Seadit, ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë titull, në veçanti sekretarin Tase Gilman Mukën që ndihmuan në përshpejtimin e procedurave për dhënien e tij pikërisht me rastin e 70 vjetorit të lindjes. Pas Bushatit kanë përshëndetur me rradhë edhe miqtë e tij të pranishëm në këtë festë teksa mikrofoni I gazetarit të njohur sportiv Irfan Rama ka kaluar me rradhë duke filluar nga I madhi Vangjel Koja e për të vazhduar me të tjerët. Festa është shoqëruar edhe me ritmet e muzikës së bukur të zgjedhur nga Besnik Çaushi e Edinjo Maçi dhe në këtë mënyrë, ajo është bërë edhe më e veçantë.
Karriera. Titulli “Mjeshtër I Madh” akorduar për Ali Bushatin, njëri nga 6 volejbollistët më të mirë të Shqipërisë në gjithë historinë e tij, sigurisht që ka qenë mëse I merituar për të. Po cila është karriera e tij. Aliu ka zhvilluar rreth 60 ndeshje ndërkombëtare (25 me ekipin përfaqësues). Për 7 vjet Vllaznia e Ali Bushatit (trajner-lojtar), Franc Jakovës (trajner) Tonin Fistanit, Sandër Palokës, Viktor Jubanit, Mark Grimcit, Xhelal Haxhit, Bato Lashovës etj rivalizojnë për titull me Dinamon. Kjo e fundit e huazonte përherë në ndeshjet e Kupës së Kampioneve të Europës. Padyshim, Bushati ka bërë epokë në volejbollin shkodran dhe mbetet figura më e madhe e këtij sporti në Shkodër. Ai është fokusuar dhe zgjedhur në 10 figurat më të mëdha të shekullit të njëzet . Njeriu i virtuozitetit të topit në rrjetë është futur në gjashtëshen shekullore të volejbollit shqiptar dhe renditet i katërti në Shqipëri pas Asllan Rusit, Dashamir Fagut dhe Petrit Murzakut. Shpirti i lartë i garës, lufta e fortë sportive, egoja për fitore, vlerësimi maksimal për çdo ndeshje, lojtari me cilësi universale si shuter, pasues, organizator, njohës e veprues i shkëlqyer i bllokut, kanë qenë karakteristikat kryesore të tij, për të cilat është vlerësuar me këtë titull të lartë.
Gjergj KOLA
