Si pasojë e motit të keq, vrojtuesit e plazheve kanë pasur një ditë të vështirë pune. Kështu, në plazhin e Velipojës, vrojtuesit i është dashur të përshkruaje mbi 200 m me vrap dhe më pas të luftonte me dallgët për t’iu bashkuar dy kolegëve të tij, që po përpiqeshin të shpetonin nga mbytja një pushuese 23 vjeçare me inicialet A. J. nga Gjakova.
Të kapur nga paniku, për te shpëtuar familjaren e tyre, i vellai dhe i fejuari i te rrezikuares, kane hyre për ta ndihmuar, por janë gjendur në vështirësi dhe me pas kanë rrezikuar të mbyten.
Vrojtuesit Ardit Taflaj, Eglant Rexha dhe Elfat Hasani ia kane dale t’i nxjerrin të tre të rrezikuarit në breg, ku i kanë dhënë ndihmën e parë derisa ishin jashtë rrezikut për jetën. Të tre të rrezikuarit fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë.
Njeri nga “tre heronjte” ne fakt eshte nje emer i njohur. Kemi te bejme me nje volejbollist te Vllaznise, Ardit Taflajn i cili gjate periudhes se veres kryen detyren e vrojtuesit ne plazh dhe ate po e ben ne menyren me te mire te mundshme.
Gjesti i sotem i tij dhe i dy kolegeve padyshim qe duhet vleresuar dhe perkrahur. Sporti kesisoj tregon edhe njehere vlerat e tij humane dhe njerezore.
www.shkodrasport.com