Sukseset e volejbollistit shkodran Anton Qafarena vijojne edhe ne Emiratet e Bashkuara Arabe ku dy dite me pare eshte shpallur fitues i Kupes se ketij vendi me ekipin e Baniyas VC, pjese e te cilit ai eshte bere qe ne fillimin e ketij sezoni.

Ne ndeshjet finale te ketij kompeticioni, ekipi i Qafarenes eshte ndeshur me Al-Nasr Dubai dhe ne fakt seria e finaleve nuk ka nisur mire per te sepse e ka humbur ndeshjen e pare, por nderkohe ka reaguar ne te dyten dhe te treten te cilat i ka fituar me rezultatin e paster 3-0 dhe kesisoj me rezultatin e pergjithshem 2-1, Baniyas VC eshte shpallur fitues i kupes.

Kuptohet qe Qafarena ka dhene edhe ai kontributin e tij ne kete sukses te pare duke u konfirmuar edhe njehere tjeter si nje prej lojtareve me te rendesishem te ketij ekipi dhe si rrjedhoje ka marre edhe vleresimet nga drejtuesit e klubit, por edhe tifozet e shumte te kesaj skuadre.

Ne kete menyre kjo eksperience e pare e tij ne Emiratet e Bashkuara Arabe ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per volejbollistin 27 vjeçar shkodran qe me pare ka luajtur perveçse me Vllaznine, edhe ne Gjermani, Ukraine, Itali, Katar e Arabi Saudite./www.shkodrasport.com/