Volejbollisti i talentuar shkodran Anton Qafarena prej pak ditesh ka nisur nje aventure te re, ne nje tjeter vend arab. Pasi ka provuar te luaje para dy sezonesh ne Katar me ekipin e Al Alhi, ne sezonin e shkuar ishte pjese e Al Nassr ne Arabine Saudite, ndersa ne kete aktualin ka vendosur te provoje nje kampionat tjeter.

Pikerisht ate te Emirateve te Bashkuara Arabe. Si rrjedhoje ka firmosur dhe eshte prezantuar tashme tek skuadra Baniyas VC e cila eshte nje nga me te mirat e ketij vendi.

Si rrjedhoje ai eshte spostuar tashme ne Abu Dhabi, por i mesuar me jeten ne keto vende dhe sigurisht per te dhene me te miren e tij, per ta ndihmuar skuadren e Baniyas VC qe te arrije objektivat e veta, te cilat jane padyshim fitimi i te gjitha trofeve te ketij sezoni.

Per kete arsye, perpos Qafarenes, Baniyas VC ka bere pjese te tij edhe argjentinasin Mendez, gjermanin Bogachev dhe sllovenin Brulec. Kuptohet qe eksperienca e madhe e fituar tashme nga Qafarena pas aktivizimeve te suksesshme edhe ne kampionatet e Gjermanise, Ukraines, e Italise, do te vihet ne funksion te ekipit te tij te ri, per te justifikuar plotesisht besimin qe drejtuesit kane patur ne aftesite e 27 vjeçarit shkodran.