Klubi i Vorës vazhdon të bëjë lëvizje të rëndësishme duke u përforcuar për edicionin e ri në Kategorinë e Parë.

Ashtu siç pritej, sot ka bërë zyrtare firmën me sulmuesin e ri Dijar Nikqi, i cili vjen nga radhët e Tiranës dhe jo vetëm atë.

Klubi postoi në rrjete sociale një foto ku shfaqej Nikqi përkrah mesfushorit Irgi Kasalla. Ky i fundit ka qene pjesë e Korabit në vitet e fundit dhe shihej si një lojtar i perspektivës edhe nga klubet e kryeqytetit, me Partizanin që e monitori në periudhën kur drejtohej nga Kolela.

Të dy lojtarët tashmë kanë firmosur për Vorën dhe do të jenë pejsë e saj në sezonin e ri, duke iu bashkuar emrave si Gresild Lika, Dajan Shehi, Evans Aneni, Segerso Geci, Manfredas Ruzgi dhe Idris Nuradin.