Vora është ngjitur sot në kreun e renditjes së Kategorisë së Parë, pasi ka mundur në duelin direkt për kreun skuadrën e Flamurtarit me shifrat 3-2.
Ndeshja mes dy pretendentëve ka qenë e luftuar dhe me shumë përmbysje situtatash. Vendasit shënuan dy herë me Ruzgis në pjesën e parë, por pastaj u arritën nga golat e Oshafit dhe Beqjas. Megjithatë, ishte pikërisht Ruzgis ai i cili plotësoi tregolëshin personal në minutat e fundit për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.
Kjo ndeshje padyshim do të shoqërohet me polemika për shkak të episodeve të ndryshme, përfshirë edhe atë të golit të fitores ku vlonjatët pretenduan për prekje të topit me dorë nga sulmuesi i vendasve.
VORA 3-2 FLAMURTARI
5′(P), 25′, 87′ Ruzgis/ 45’+12′ Oshafi, 52′ Beqja
Në ndeshjen tjetër, Besa nuk shkoi dot më shumë se barazimi pa gola në duelin ndaj Pogradecit të zhvilluar në Rrogozhinë dhe të vlefshëm për javën e 14-të të Kategorisë së Parë.
Për kavajasit e Mirel Josës, ky ishte barazimi i pestë në kampionat, ndërkohë që liqenorët e Ardian Memës, arritën të merrnin pikën e parë në transfertë. Në minutën e 90-të, Pogradeci mbeti me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të futbollistit Sodiq.
FT: BESA-POGRADECI 0-0