Vora siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe tashmë janë një ndër ekipet më aktive në këtë merrrkato. Rinovime dhe afrime të lojtarëve që pritet të bëjnë diferencën. Drejtuesit nuk dëshirojnë të jenë thejshtë kalimtare dhe synojnë të përforcohen.
Skuadra që do të luajë në Kategorinë e Parë është shumë afër marrveshjes me sulmuesin e Bylisit. Eridon Qardaku është në planet e skuadrës ballshiotë për sezonin e ri dhe i është ofruar rinovimi, por interesi i Vorës ka bërë që lojtari të marrë kohë para se të zgjedhe.
Vora dhe lojtari vazhdojnë bisedimet mes tyre dhe sulmuesi shkodran do të ishte një vlerë e shtuar për Artan Mërgjyshin në sezonin e ri. Në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth këtij operacioni.
Megjithate ai qe do te vendose ne fund do te jete klubi i Bylisit qe zoteron edhe kartonin e lojtarit dhe si rrjedhoje duhet patjeter dhenia e Ok-it prej tij.