Kohë pushimesh, kohë bilancesh. Bundesliga, që ka mbyllur siparin për këtë vit, do të rikthehet në fushë më 12 janar. Dhe me këtë rast “Bild” ka publikuar vlerësimet për gjysmën e parë të sezonit. Me seriozitetin maksimal, edhe pse është atmosferë Krishtlindjesh, ka edhe ngelës në klasë. Përfshi këtu edhe Ancelotti-n, trajnerin e parë të historisë së Bayern Munchen, që humbi postin që në shtator (shkarkimi i u komunikua më datë 28, një ditë pas humbjes në Champions League ndaj PSG).
TOP – Në Gjermani i pari “i klasës” është një italian. Domenico Tedesco te Schalke 04 i ka bindur të gjithë. Dhe të mendosh që fillimisht në “Gelsenkirchen” tifozët ishin kundër tij. Vendimi për t’i hequr shiritin e kapitenit Benedikt Höwedes dhe për ta huazuar te Juventus nuk i kishte rritur aspak popullaritetin. Megjithatë, nga ndeshja në ndeshje ua ka ndryshuar mendimin të gjithëve. Vetëm Bayern Munchen ka bërë më shumë pikë se Schalke, që u dhuron tifozëve përmbysje të pabesueshme si ajo në shtëpi kundër Borussia Dortmund (nga 4-0 në 4-4) dhe Eintracht Frankfurt (nga 2-0 në 2-2). Tedesco, i cili në rini ka qenë tifoz i Juventusit, ka treguar se është mjaft i zoti ndonëse para se të shkonte te Schalke kishte vetëm 11 ndeshje si profesionist (në Bundesligën 2 në drejtimin e Erzgebirge Aue). Maksimumin e pikëve edhe për Heynckes. Me të Bayern Munchen ka fituar 15 ndeshje nga 16 në total (duke humbur vetëm me Borussia Moenchengladbach) dhe e ka mbyllur fazën e parë me 11 pikë avantazh nga ndjekësi më i afërt. Më mirë se kaq vështirë se mundet.
TË PROMOVUARIT – Mirë, por jo shumë mirë është ecuria e Hasenhüttl (Leipzig) dhe Nagelsmann (Hoffenheim), të cilët “Bild” i ka vlerësuar me notën 7. Pasi vitin e kaluar u renditën respektivisht të dytët dhe të katërtët në kampionat, iu desh të përballeshin për herë të parë në karrierë me kompeticionet evropiane. Leipzig përfundoi nga Champions në Europa League, ndërsa Hoffenheim dështoi në fazën para-eliminatore të Champions (me Liverpool-in) dhe u eliminua më pas nga faza e grupeve në Europa League.
Por, në kampionat gjërat po ecin relativisht mirë: il Leipzig është i treti me pikë (por i pesti në renditje për shkak të diferencës së golave), ndërsa Hoffenheim është vetëm dy pikë më pak. Me pak fjalë, që të dy janë konfirmuar në nivele të mira.
FLOP – Notë ngelëse për të gjithë trajnerët e shkarkuar deri më tani: Jonker (Wolfsburg), Ancelotti (Bayern), Nouri (Werder), Stöger (FC Koln, tani te Dortmund) dhe Bosz (Dortmund), përveçse Gisdol, i cili me Hamburg-un rrezikon rënien nga kategoria. Megjithatë, për Karleton është dështimi i parë në një karrierë të pasur me çmime dhe vlerësime. Sigurisht, duke parë që në Gjermani vetëm Jonker ka marrë notë më të keqe se ai (5 italiani, 4 ish-trajneri i Wolfsburg) të bën vërtetë përshtypje./EDS/