Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka përjetoi momentin më të keq në jetën e tij, teksa pas stërvitjes së të enjtes u sulmua me thikë nga një person me kapuç.
Ngjarja shokoi opinionin sportiv, ndërsa futbollistët e Vllaznisë e konsiderojnë të turpshme. Mesfushori Erjon Vucaj thotë se kjo ngjarje turpëron Shkodrën.
“Jemi të tronditur nga çfarë ka ndodhur. Është një ngjarje shumë e rëndë. Na ka turpëruar ne dhe të gjithë Shkodrën.
Si mund të luajmë futboll kështu? Deri kur duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Nuk e dimë se kush e ka bërë, por kushdo që të jetë është një turp.
E kemi përjetuar keq. Ishte Gilman Lika afër dhe disa njerëz që u ndodhën në atë moment të cilët e shpëtuan. Nuk e dimë ku ta kemi më parë mendjen”, tha Vucaj. /EDS/