Portieri I Vllaznisë Miroslav Vujadinoviç vazhdon të ketë probleme me kaviljen e këmbës së tij të djathtë. Ai edhe në Fier ka luajtur I parikuperuar plotësisht, dhe këtë gjë do bëjë edhe ndaj Skënderbeut. Madje portieri nga Podgorica edhe në stërvitjen e djeshme ka ndjerë jo pak dhembje e për rrjedhojë vërehet edhe një enjtje sërish e kaviljes megjithatë vetë ai dhe stafi mjekësor kanë bërë të ditur se Vujadinoviç do jetë në fushë ndaj Skënderbeut.

“Do bëjmë sërish një gjilpër për uljen e dhimbjeve sepse nuk mund ta humb rastin të jem në fushë në një ndeshje të tillë kaq të rëndësishme” –është shprehur ai.  Një sakrificë e tillë e portierit natyrisht që duhet vlerësuar sepse mbetet një pikë e fortë e kësaj skuadre. Ora e dhuruar nga trajneri Vata pas ndeshjes në Fier, e ka motivuar edhe më tepër atë për të bërë më të mirën për këtë skuadër.