Rrugët e portierit Miroslav Vujadinoviç dhe Vllaznisë duket se përditë e më tepër ndahen. 30 vjeçari nga Podgorica pas tre sezonesh të kaluara në Shkodër dhe në futbollin shqiptar, kërkon të gjejë fatin e tij në një kampionat tjetër. Këtë e ka thënë vetë ai në një prononcim të dhënë ditën e djeshme për gazetën kur ka deklaruar: “Po është e vërtetë kjo që unë më shumë po e shoh veten larg Vllaznisë sesa pjesë të saj edhe për sezonin e ardhshëm. Vetëm para një muaji kam patur një bisedë me presidentin dhe që atëherë asgjë më shumë. Në kushte të tilla, jam duke parë të gjithë alternativat e mundshme dhe ka të ngjarë që të provoj fatin tim në një kampionat tjetër”.
Vujadinoviç ka qenë dje në Shkodër sërish. Kishte ardhur nga Podgorica ku jeton me familjen e tij për të marrë disa dvd të ndeshjeve të tij me Vllazninë në sezonin e fundit. Arsyeja është e thjeshtë: ia kanë kërkuar menaxherë të ndryshëm sepse duan ta sistemojnë në skuadra të tjera. I ngacmuar për ndonjë ofertë që I ka ardhur deri më tani, portieri I njohur arrin të nxjerrë 2-3 skuadra me të cilat është në kontakte aktualisht. “Një mundësi është të shkoj në Iran. Sukaj me anë të disa menaxherëve atje, ka ndërhyrë që unë të vazhdoj karrierën në këtë kampionat megjithatë të shoh sepse vendos distanca e largët që ndikon në njëfarë mënyre. Por ditët e fundit kam marrë edhe një ofertë tjetër, këtë herë nga Polonia. Drejtues të klubit Polonia Varshava më kanë ndjekur prej kohësh dhe tashmë më kanë kërkuar disa dvd për t’ia dhënë trajnerit për të vendosur. Këto janë dy ofertat më konkrete për momentin ndërsa për të tjerët nuk kam patur shumë interes aktualisht”- ka thënë “Vujke”. Megjithatë për portierin e Vllaznisë në tre sezonet e fundit, edhe opsioni I kampionatit shqiptar mbetet. Për momentin nuk ka diçka konkrete por nën zë kanë filluar të flitet për mundësi lëvizje drejt Flamurtarit nëse aty nuk shkon Ilion Lika, apo dhe drejt Kukësit. Megjithatë duhet parë ana financiare sepse ikja edhe më larg Shkodrës do ishte një problem për të sepse do ishte I detyruar të merrte edhe familjen me vete. Për rrjedhojë edhe shpenzimet do ishin më të mëdha. Në kushte të tilla, natyrshëm ai kërkon një kontratë më të mirë se tek Vllaznia. Me këtë të fundit, Miroslav Vujadinoviç siç e dimë ka qenë futbollisti më I paguar I saj. Ai ka patur një kontratë prej 35 mijë eurosh në sezon dhe presidenti Çela një muaj më parë ishte I gatshëm të rinovonte me të, me të njëjtën shumë. Fillimisht u mendua se kjo gjë do mbyllej por nuk dihet se për çfarë kjo çështje mori rrjedhë tjetër. Një muaj më vonë, portieri shtatëlartë malazez nuk ka marrë asnjë kontakt tjetër me drejtuesit e klubit. Për rrjedhojë, tashmë mendon se I ka ardhur fundi bashkëpunimit me skuadrën shkodrane. I dashur për tifozët kuqeblu, ai ka qenë një nga pikat më të forta të Vllaznisë dhe largimi I mundshëm edhe I tij do ta dobësonte edhe më shumë këtë skuadër. Trajneri Bushati në fakt pas ndeshjes së fundit me Kastriotin, deklaroi se edhe këtij futbollisti I është bërë oferta për të rinovuar por Vujadinoviç në fakt nuk ia ka idenë se për çfarë flitet. Rrugët kësisoj mes tyre duket se do ndahen.
Gjergj KOLA