Më në fund vijnë lëvizjet e para tek Vllaznia. Kur pritej që sot të firmoste mbrojtësi kroat  Vedran Jese, gjërat kanë ndryshuar. Ndonëse kontrata ka qenë e gatshme në tavolinë, ai që e ka shtyrë firmosjen e saj ka qenë trajneri Canaj që ka dashur ta shohë në fushën e stërvitjes. Dhe ka mjaftuar një seancë për ta marrë vesh se lojtari nuk kishte formën e duhur fizike. Të gjendur para një fakti të tillë, drejtuesit e Vllaznisë janë detyruar të lëvizin shpejt. Për rrjedhojë i janë kthyer edhe njëherë tjetër bisedimeve me mbrojtësin malazez Nikolla Vukçeviç dhe në pak minuta më parë kanë mbyllur gjithçka me të. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën shkodrasport.com vetë drejtori sportiv Armir Grima që ka thënë: “Kemi mbyllur gjithçka me Vukçeviç dhe nesër paradite ai do jetë në Shkodër për të firmosur kontratën dhe për të filluar stërvitjen me ekipin”. Ndërkohë po sonte ka mbërritur fillimisht në Podgoricë dhe pastaj në Shkodër edhe mesfushori serb Milan Nikoliç. Edhe ai pritet të firmosë nesër paradite dhe kësisoj merkatoja e Vllaznisë duket se merr rrugë pikërisht në limitet e saj teksa janë bërë dy afrime shumë cilësorë duke forcuar repartet e mbrojtjes dhe të mesfushës.
© shkodrasport.com