Laçi mori një fitore të rëndësishme përballë Kastriotit në transfertë. Pas sfidës, trajneri i kurbinasve, Dejan Vukiçeviç, u shpreh i lumtur për këtë rezultat.
Fitore për të konfirmuar formën? – “E dinim që skuadra do të merrte formën e vetë. Më kanë pëlqyer 20 ditët e fundit. Ndeshja me Tiranën, në Kupë dhe Vllazninë. Na duhej një ndeshje si sot, nuk është vetëm për tre pikët. E dinim që ishte një ndeshje e vështirë, ndeshje ndryshe, shumë e komplikuar, me një ekip që luan me zemër deri në fund. Një tjetër problem janë pikët, që nuk duhet të mendojmë për lojë të bukur, por për pikët. Kemi përgatitur një ndeshje të luftuar dhe më e rëndësishmja të fitonim tre pikët.
Një objektiv për fazën e dytë? – Shumë normale. Të fitojmë të gjitha ndeshjet.
Skema e golit nga goditja e këndit. – Ndonjëherë nuk na del ajo skemë, por është në dorë të lojtarëve. Çdo trajner përgatit ndeshjet e tyre, por nëse del ose jo skema varet nga lojtarët. Skemat dalin nga përqendrimi i lojtarëve.
Teuta? – E dimë shumë mirë me kë do të luajmë. Kemi luajtur nga një herë me këto ekipe. Asnjë nuk është i sigurt se cilën ndeshje do të fitojmë. Teuta fitoji me Egnatian në shtëpi dhe dje humbi 4-1 në shtëpi. Partizani nuk fitoi me Kastriotin në shtëpi dhe dje fitoi 4-1. Do të përgatitemi për Teutën dhe është ndeshja më e vështirë për ne.
Ujka? – E ka ndryshuar shumë. Unë i respektoj të gjithë në ekipin tonë dhe nëse dikush më pyet mua se cilët nga lojtarët nuk do të doja të dëmtuar është Ujka, sepse i jep balancim lojës. Ne nuk kemi shumë lojtarë me karakteristika sulmuese, por është një mesfushor i kompletuar”, u shpreh Vukiçeviç për “OverSport”.