Laçi regjistroi humbjen e parë për këtë sezon duke u mundur nga Egnatia me shifrat 0-1 në shtëpi. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Delarge për rrogozhinasit të cilët morën dhe fitoren e parë të këtij kampionati.
Dejan Vukicevic u shpreh i shqetësuar për paraqitjen e ekipit pasi pritshmëritë ishin më të mëdha në këtë sfidë dhe nuk harroi pa përmendur mungesat e shumta që kishte ekipi. Më poshtë do të lexoni deklaratën e trajnerit.
Deklarata e plotë e Vukiçeviç:
“Ndeshja: Ndeshja nuk është se ishte një humbje e jona. ekipi kundërshtar fitoi, luajti shumë afër dhe shume i kompletuar, ishte shumë e vështirë të bënim diçka në sulm, ishte një ndeshje e vështir për të bërë diçka dhe ne provuam nga krahët dhe nuk ia dolëm. E dinim që do luanin mbyllur dhe kemi provuar shumë të luanim nga krahuët si alternativ e vetme, futbolli luhet për gola ato shënuan dhe fituan.
Humbja: Mu duk sikur skishim asnje korne ne 10 minutat e fundit, por prap në fund humbem. Kemi pasur shume probleme përpara fillimit të ndeshjes. Kishim shumë mungesa por sësht një justifikim. Ato qe luajn për Laçin duhet të japin 100%. Duhet të gjenim një opsion se si të shënonim, por nuk e arritëm. Kishimin dy raste me Spahiun dhe Prekën, nuk kemi shënuar dhe humbëm një ndeshje.
Sezoni i shkuar: Pres qe të mos përsëritet ai start, jo sepse dhe vitin e kaluar kemi humbur me Egntian, ky Laç është një ekip tjetër dhe jemi në një vit më të mirë. Nuk pres të jetë një fillim si në kampionatet e kaluara”.