Teuta ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në javën e 29-të të Kategorisë Superiore, teksa ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-0.
Një ndeshje e veçantë ka qenë kjo për mbrojtësin e Teutës, Esin Hakaj që më parë ka luajtur edhe për Vllazninë.
Hakaj ishte autori i golit të dytë ndaj Vllaznisë, ndërsa në një intervistë për “Supersport”, është shprehur se kjo ndeshje kishte motivim të dyfishtë për të.
“Ndeshja ndaj Vllaznisë ishte shumë deçizive dhe për këtë arsye kam ndierë shumë emocione. E kam thënë më parë, në këto ndeshjet e fundit kemi zhvilluar lojë të mirë dhe kemi marrë pikët.
Sigurisht që ndaj Vllaznisë kisha një motivim më shumë dhe kam ndierë shumë emocione në minutat e para.
Sa i përket kohës së shkuar, ishte një moment që u dëmtova te Partizani dhe nuk kishte hapësira pas rikuperimit tim.
Më dhanë besimin te Teuta dhe për këtë jam shumë i lumtur. Golin ia kam dedikuar babait dhe vëllait tim të cilët gjendeshin në stadium”, është shprehur Hakaj./vipsport/