Objektivi për t’u ngjitur në Vala-Superliga tashmë është gjithnjë e më afër për Vushtrrinë e Samuel Nikajt. Trajneri shkodran bashkë me skuadrën e tij po bën mirë dhe duket në rrugën e duhur. Sot ajo ka fituar ndeshjen e rradhës, ajo e javës së 11-të ndaj “2 Korrikut” dhe Vushtrria ka fituar me rezultatin 2-0. Falë këtij trepikëshi të marrë sot, kjo skuadër është ngjitur në kuotën e 23 pikëve duke mbajtur tashë vendin e dytë në renditje, vetëm një pikë larg Besës së Pejës që kryeson për momentin. Kujtojmë se sipas rregullores, dy skuadrat e para kalojnë direkt në kategorinë më të lartë të futbollit kosovar, ndërsa vendet 3-4 do të luajnë në play-off. Gjithsesi sipas trajnerit Nikaj, objektivi i Vushtrrisë është ngjitja direkt dhe për këtë arsye, i duhet të mbajë pozicionin aktual që ka në renditje dhe pse jo, të synojë edhe vendin e parë. Nëse do arrihej kjo, do të ishte diçka fantastike për trajnerin shkodran sepse Vushtrria do të bëhej ekipi i tretë rradhazi që ai do ngjiste në Superligë. E ka bërë me Flamurtarin e Prishtinës dy sezone më parë dhe e bëri edhe me Kastriotin e Krujës sezonin e kaluar. Vushtrria mund të jetë “e treta e vërteta”. Jo më kot, kanë filluar ta quajnë Samuel Nikajn “ekspertin” e ngjitjes së ekipeve në Superligë.
© shkodrasport.com