Vushtria e Samuel Nikaj ka arritur sot te marre fitoren e dhjete rradhazi ne kampionat dhe ecen e sigurte drejt Superliges se Kosoves. Pasditen e sotme, ne kuadrin e javes se 18-te te kampionatit te kategorise se pare, kryesuesja e kampionatit ka luajtur ne fushen e saj ndaj ekipit KIKA dhe ka fituar me rezultatin 2-1.

Golat e shenuar nga Shqipdon Ademi dhe Labinot Osmani kane rezultuar te rendesishem per Vushtrrine qe kesisoj arrin ta fitoje edhe kete sfide, ndonese kundershtari eshte munduar ta ndale.

Me kete fitore Vushtrria eshte ngjitur ne kuoten e 44 pikeve dhe eshte ne vend te pare. Ne vend te dyte eshte Besa e Pejes me 38 pike. Kujtojme se ne Superlige kalojne direkt dy skuadrat e para, ndersa ato te renditura ne vendet 3-4 do te luajne ne play-off.

Nisur nga ecuria qe Vushtrria eshte duke patur ne kampionat, padiskutim qe ajo do ta arrije objektivin e vet per te dale ne Superlige. Ne kete mes, nje rol te padiskutueshem ne kete ecuri po luan edhe trajneri shkodran Samuel Nikaj. Ai ka nxjerre ne Superlige dy vite me pare Flamurtarin e Prishtines ndersa vjet Kastriotin e Krujes.

Vushtrria mund te behet kesisoj ekipi i trete rradhazi qe do ta fitonte kete te drejte dhe kuptohet qe kjo do te ishte nje tjeter arritje per kete trajner.