Java e gjashtë e kampionatit të Ligës së Parë të Kosovës ka dhuruar një tjetër fitore për ekipin e Vushtrrisë, i cili siç dihet sivjet drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj.

Ai ka luajtur në fushën e tij ndaj Trepçës dhe në fund kanë qenë vushtrriasit që kanë arritur të fitojnë me rezultatin 1-0.

Me këtë fitore, skuadra e trajnerit shkodran është ngjitur në kuotën e 13 pikëve dhe mban vendin e dytë në renditje. Vendi i parë që mbahet nga Dukagjini, ka vetëm një pikë më shumë, pra 14.

Objektivi i Vushtrrisë është bërë i ditur, është ngjitja në Superligën e Kosovës dhe me shumë mundësia do ia dalë nga mënyra si po luan dhe përbërja që ka.

Kjo është një sfidë më vehte edhe për Samuel Nikën i cili ka marrë përsipër ta ngjisë një kategori më lart këtë ekip, ashtu siç ka bërë dy vitet e fundit edhe me Flamurtarin e Prishtinës dhe Kastriotin e Krujës.
© shkodrasport.com