I kanë mbetur edhe vetëm 90 minuta për ta rrëmbyer këtë titull simbolit dhe Vushtrria e Samuel Nikajt duket shumë pranë kësaj arritje. Ajo ndodhet tre pikë larg Besës së Pejës, skuadrës së vendit të dytë dhe për më tepër, këtë kundërshtar do të presin në javën e fundit të fazës së parë në shtëpi.

Çka do të thotë se një fitore e mundshme edhe ndaj saj, do të thotë jo vetëm festimi i titullit “kampion dimri” por edhe shkuarja në gjashtë pikë diferencë me të dhe ndoshta edhe një hap shumë pranë shpalljes kampion në fund të sezonit.

Gjërat për skuadrën e trajnerit shkodran po shkojnë ashtu si duhet. Ajo sot në derbin ndaj Onix ka fituar me rezultatin 1-0 dhe kjo ka qenë fitorja e shtatë rradhazi për Vushtrrinë.

Sakaq, Besa e Pejës ndonëse ka luajtur në fushën e vet, ka barazuar 1-1 ndaj ekipit Kika. Në këtë mënyrë gjërat po shkojnë në mënyrën e duhur për ekipin e Nikajt që pretendon jo vetëm ngjitjen në Superligën e Kosovës por edhe shpalljen kampion në kategorinë e parë.