HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREWalusimbi ende ‘i humbur’, tek Vllaznia bëjnë gati masat ndëshkimore

Walusimbi ende ‘i humbur’, tek Vllaznia bëjnë gati masat ndëshkimore

Vllaznia është duke zhvilluar një pjesë pozitive të kampionatit, teksa vetëm katër pikë i ndajnë shkodranët nga vendi i katërt i klasifikimit.

Aktualisht, pas 21 ndeshjeve të zhvilluara ekipi i drejtuar nga Mirsad Jonuz siguron 28 pikë, me 7 fitore, 7 barazime dhe 7 humbje. Tre 7-at e Vllaznisë kanë bërë që tifozët të rikthehen në “Loro Boriçi” dhe një gjë e tillë u pa në ndeshjen e fundit kundër Tiranës.

Pavarësisht rezultatit dhe humbjes minimale, shkodranët kanë mbështetjen e tifozëve që janë edhe lojtari i 12-të. Mesjava i sheh kuqeblutë në transfertë me Flamurtarin, që në ndeshjen e parë të Kupës barazoi 2-2 në Shkodër.

Fundjava që vjen rezervon një sfidë të vështirë për Vllazninë, pasi përballë do të jenë durrsakët e Teutës në “Niko Dovana”. Drejtuesit e klubi kanë edhe një çështje pezull, me mbrojtësin Godfrej Ualesimbu që nuk është bërë i “gjallë”, paçka se ka marrë leje nga klubi.

Ugandezi ka javë që nuk duket në Shkodër, ndërsa klubi nuk ka bërë asnjë njoftim për shkëputje kontrate./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments