Chelsea fitoi në mbrëmjen e djeshme ndaj Malmo në shifrat 4-0, por londinezët kishin edhe dy humbje të mëdha. Werner dhe Lukaku janë dëmtuar që në pjesën e parë duke dalë nga fusha e blertë.
Sulmuesit do të mungojnë për disa ndeshje sipas Tuchel, ndërsa Chelsea ka mbetur pa një sulmues të mirfilltë. Tifozët e londinezëve kanë kërkuar kthimin e menjëhershëm të Brojës nga Southampton.
Ky i fundit shkoi te klubi tjetër anglez dhe u huazua për një sezon. Mediat britanike tregojnë se me rregullat e Premier League, dëshira e tifozëve të Chelsea-t nuk mund të plotësohet.
Londinezët mund ta kthejnë Brojën vetëm në janar dhe nëse gjejnë dakortësinë me Southampton.Kjo do te thote se veshtire qe te ndodhe ky rikthim deri ne fundin e sezonit.