Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso tha se gjithçka mund të ndodhë në garën për titull në Bundesligë, pasi skuadra e tij Bayer Leverkusen uli avantazhin e Bayern Mynih në gjashtë pikë me një përmbysje ndaj Stuttgartit. Leverkusen shmangu humbjen e katërt radhazi, pasi kampionët gjermanë arritën nga 3-1 për të mposhtur Shtutgart 3- 4 të dielën në mbrëmje.

Fitorja bëri që “Aspirinat” të mbyllnin diferencën ndaj liderit të Bundesligës, Bayern Mynih, në gjashtë pikë, që do të thotë se ka ende shumë për të luajtur me tetë ndeshje të mbetura. “Të kemi përsëri atë ndjenjë të mrekullueshme pas këtyre dhjetë ditëve, kjo ishte e rëndësishme për të gjithë ne”, tha trajneri Xabi Alonso pas ndeshjes.

Sa i përket garës për titull, ai tha se gjithçka që Leverkusen mund të bëjë, është të përpiqet të fitojë ndeshjet e mbetura. “Mund të ndodhë shumëçka. Duhet të fitojmë ndeshje pas ndeshjeje. Është jashtë duarve tona”.

Mesfushori i “Aspirinave”, Robert Andrish, bëri të qartë gjithashtu se kampionët nuk kanë hequr dorë nga parakalimi i Bayernit në krye të tabelës. “Ne vetëm duam t’i mbajmë në këmbë deri në fund”, tha ai./telesport/