Joao Mendes, djali i ikonës së Barcelonës, Ronaldinho, i është bashkuar ekipit të Barcelonës në stërvitje këtë javë pas ftesës së Xavit.
19-vjeçari iu bashkua Barcelonës në mars të vitit të kaluar, pas sezonit të tij të mrekullueshëm në Brazil tek Crueziro.
Sidoqoftë, ai ka mbetur pjesë e sistemit të të rinjve tek Barcelona, atje ku ka vazhduar me paraqitje të mira.
Mendes kishte bërë debutimin e tij për grupmoshat e Barcelonës vitin e kaluar në ‘Mediterranean International Cup’ dhe që nga atëherë ka lëvizur një kategori më lart.
Opsionet e Xavit janë zvogëluar dukshëm për shkak të një eksodi të lojtarëve që u larguan për të përfaqësuar kombëtaret e tyre këtë javë dhe Mendes ishte ftuar për të plotësuar numrin e lojtarëve në stërvitje.
Sipas një raportimi nga Marca, sulmuesi i cili mund të mbulojë disa pozita të ndryshme në fushë nuk pritet që të mbetet pjesë e planeve të Xavit, përveç në rast se situata ndryshon.
Xavi ka pasur prirjen që të promovojë disa lojtarë nga akademia këtë sezon dhe kriza e lëndimeve mund ta detyrojë që Mendes të bëhet pjesë e ekipit të parë./Telegrafi/