Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi thuhet se është në bisedime të avancuara me Milanin për të zëvendësuar trajnerin aktual, Paulo Fonseca.Sipas gazetës katalunase El Nacional, ish-mesfushori dhe trajneri i Barcelonës, Xavi është në bisedime të avancuara me Milanin për t’u bërë trajner i tyre ‘në të ardhmen e afërt’.

Ish-reprezentuesi spanjoll u largua nga Barcelona verën e kaluar dhe aktualisht është pa klub.Raporti i gazetës shton se drejtuesit kuqezi synojnë të ndryshojnë filozofinë e ekipit dhe kanë identifikuar Xavin si një zëvendësues ideal për Fonseca.

Megjithatë, burime italiane si TMW dhe Milannews këmbëngulin se thashethemet janë ‘të pakonfirmuara’ dhe theksojnë se është e paqartë nëse Milani po kërkon një zëvendësues të menjëhershëm për Fonseca ose një trajner të ri për 2024/25.

Me siguri, drejtuesit e klubeve presin rezultate më të mira në muajt e ardhshëm pasi Milani është në vendin e tetë në tabelën e Serie A me një ndeshje më pak dhe tashmë është 14 pikë poshtë liderit Atalanta.

Fonseca u emërua nga Milani për të zëvendësuar Stefano Piolin verën e kaluar, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me një opsion për një sezon të tretë. /Telegrafi/