Vllaznia e nisi me fitoren vitin 2021. Shkodranët morën një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj një rivali direkt për titull kampion si Teuta që mban vendin e dytë në klasifikim.
Ndeshja u vendos nga një gol i Hoxhajt në pjesën e dytë dhe Vllaznia thelloi diferencën me +9 pikë nga durrsakët që mbajnë vendin e dytë. Në fund të ndeshjes për mediat, sponsori Xhaferri u shpreh mjaft i lumtur për këtë fitore, ndërsa foli për merkaton si dhe për shpërblim për lojtarët pas kësaj fitore.
“Akoma nuk është nuk është mbyllur faza e dytë dhe kemi 9 pikë diferencë dhe kjo është për t’u vlerësuar. Duhet të rrijmë me këmbë në tokë e të ecim përpara për të arritur objektivat që ne kemi.
Po shikojmë për 2-3 lojtarë që do të afrohen te Vllaznia pasi ka pasur disa largime. Për këto afrime po punon grupi teknik që të plotësojmë pozicionet që kemi nevojë, por gjithmonë pa prishur harmoninë e skuadërs që kemi krijuar deri më tani.
Premio? “Lojtarët po na shërblejnë ne dhe të gjithë Shkodrën dhe ata do të shpërblehen në mënyrën më të mirë të mundshme”.