E nese flitet qe Valter Fushaj mund te bashkepunoje me Agron Çelen, Xhevdet Amulin e ndonje biznesmen tjeter per t’u bere te gjithe sebashku per te privatizuar Vllaznine, mesa duket do te kete nje reagim edhe nga “pala” tjeter.
Sponsori aktual i Vllaznise Alban Xhaferi mund te bashkepunoje me biznesmene shume te fuqishem dhe mbase do te jene ata qe do te marrin klubin shkodran.
Nje gje te tille e ka paralajmeruar pak minuta me pare permes nje postimi ne profilin e tij radiokronisti i njohur Edmond Dibra i cili shkruan:
“Gjigandi Japonez i prodhimit makinave NISSAN dhe Kastrati Group ne bisedime me ALBAN XHAFERRIN per marrjen pjese si nje trup i vetem ne ankandin qe do te zhvillohet ditet ne vijim per privatizimin e VLLAZNISE.
Pritet vetem zyrtarizimi i ketij bashkepunimi gjigand qe zemra jone VLLAZNIA te mare fryme lirshem.Ora e dites madhe po troket te dashur miq. Forca VLLAZNIA!”
Te jete vertete keshtu? Nese po, do te ishte vertete diçka vertete shume e mire duke ditur edhe forcen financiare te ketyre kompanive. Megjithate, duhet te presim…