Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi foli për mediat, pas shortit të “Final Four”, që i vendosi përballë Egnatias.
Xhaferi deklaroi se Vllaznia i ka mundësitë për të shkuar në finale dhe për të fituar titullin kampion, ndërsa kishte edhe një thirrje për tifozët.
“Nuk do e quaja kundërshtar të vështirë, sepse kemi ardhur me meritë deri këtu. Me Egnatian jemi përballur shpesh këtë sezon. Skuadra është e përgatitur. Do bëjë maksimumin për finalen. E respektojmë kundërshtarin, ka lojtarë shumë të mirë.
Vllaznia i ka lojtarët për të synuar titullin. Nuk kam pasur ndonjë preferencë, Të gjitha skuadrat janë të mira dhe e meritojnë “Final Four”. Trajneri aktual, e ka mundësinë për të shkuar në finale. I bëj thirrje tifozëve ta mbushim stadiumin. Do kemi suport nga Shkodra dhe nga tifozët në Tiranë”- është shprehur numri 1 i klubit shkodran.