Vllaznia siguroi finalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra shkodrane mposhti në shtëpi me rezultatin 1-0 Laçin në gjysmëfinale. Ndeshja u vendos nga një gol I shënuar nga Ardit Hoxhaj në pjesën e parë dhe Vllaznia do të përballet kështu me Skënderbeun në finalen e Kupës që do të luhet në fund të muajit maj.
Pas ndeshjes për mediat, sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi u shpreh tepër I kënaqur për këtë arritje. Ai foli edhe për sherrin në fund të ndeshjes, ndërsa zbuloi edhe shumë e madhe që lojtarët e Vllaznisë morën pas kësaj fitore që i siguroi klubit kalimin në finale.
“Kjo është një hap I rëndësishëm drejt objektivave sepse Vllaznia tashmë rikthehet në ato nivelet më të larta. Finalja do të jetë ndaj Skënderbeut dhe është një ndeshje që nuk duhet nënvlerësuar dhe do të shpresojmë të arrijmë objektvin e parë”.
Tension në fund të ndeshjes? “Këto ndeshje të tilla kanë emocionet e veta, e mira është të evitoheten. Për mua nuk është e hijshme ai gjesti I fundit I lojtarit të Laçit, por ne I gëzohemi fitores pasi kjo është e rëndësishme.
Finale e merituar? “Absolutisht që Vllaznia e meritoi finalen pasi bëmë një lojë shumë të mirë. U futëm në fushë për të fituar dhe ia arritëm qëllimit e për mua e merituam 100%. Kjo është e bukura e Superligës, sot Skënderbeu fitoi ndaj Teutës e kjo do të thotë shumë.
Ne nuk duhet të nënvlerësojmë Skënderbeun, përkundrazi duhet ta vlerësojmë ashtu siç duhet. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë e të fitojmë Kupën. Ne luftojmë në dy fronte dhe do t’I marrim ndeshjet me radhë pasi janë ende shumë për t’u luajtur. Kampionati bëhet çdo ditë edhe më I bukur dhe ne do të luftojmë në të dyja frontet”.
Premio për lojtarët? “Tashmë e kanë marrë. Është një shumë simbolike prej 10 mijë euro për këtë fitore”.