Vllaznia është duke ndërruar fytyrë. Me ardhjen e sponsorit të ri Alban Xhaferi, shkodranët kanë zyrtarizuar drejtorin sportiv Matko Djarmati.
I ndodhur prej ditësh në Shkodër, vetëm para pak minutash ën ambientet e “Loro Boriçit”, sponsori Xhaferi dhe administrator Lici kanë treguar objektivat, ndërsa Djarmati ka treguar planet dhe binjakëzimin me Rijekën në Kroaci.
“Me anë të kësaj konferencë duam të prezantojmë akordin me drejtorin tonë sportive Matko Djarmati. Ky bashkëpunim erdhi si binjakëzim me Rijekën në Kroaci.
Ky ishte një propozim I tyre dhe duke dëgjuar planin e tij vendosëm për të. Uroj dhe shpresoj që të jetë fillim I mbarë sepse nga sezoni I ardhshëm kemi plane konkrete për në Europë”, tha Alban Xhaferi.