Nga Bjellorusia, menjehere ne Pogradec. Nga ndeshja me shume emocione e kombetares shqiptare, e shoqeruar me nje fitore me shume vlere ndaj bjelloruseve, tek barazimi i Vllaznise ne miqesoren ndaj pogradecareve.
Sponsori i klubit Alban Xhaferi nuk mund te qendroje asnje moment larg Vllaznine. Me te mberritur paraditen e sotme ne Rinas, ka marre rrugen drejt Pogradecit per te ndjekur miqesoren e saj ndaj vendase.
Ne fund shumekush mund te jete zhgenjyer nga ai barazim 1-1, por drejtuesi i larte i Vllaznise nuk duket i tille. Ne nje prononcim te dhene per mediat pas perfundimit te ndeshjes, ai eshte shprehur:
“Mendoj se skuadra eshte ende ne fazen e kolaudimit dhe keto miqesore jane shume te vlefshme sepse sherbejne per te pare gjendjen e lojtareve, po ashtu per skemat teknike te trajnerit, keshtu qe e perseris, nuk ka shume rendesi rezultati ne to.
E rendesishme eshte qe skuadra po kolaudohet dhe ne jemi akoma ne fazen e merkatos dhe po shohim per nevojat e mundshme se çfare lojtaresh te rinj mund te marrim.
Kuptohet qe vleresimi teknik i perket trajnerit. Une jam i kenaqur me menyren si po zhvillohen gjerat, duke filluar nga struktura, duke vazhduar me qasjen e re, filozofine e re qe ofron trajneri i ri. Jam i bindur se rezultatet do te vijne dhe kur te filloje kampionati, do te jemi ne ato nivele qe ne mendojme se duhet te jemi.